Ndizet gara për Franck Kessie, Tottenham në “pole position”

by admin
Spread the love

Dukej si një objektiv konkret për merkaton e ardhshme për Barcelonën, por rroga që kërkoi Franck Kessie bëri klubin katalanas të tërhiqej nga gara. Megjithatë, ankandi për mesfushorin nga Bregu i Fildishtë mbeti i hapur me disa klube që ende kërkojnë shërbimet e tij.

Sipas asaj që raporton Sport Mediaset, në “pole position” për Kessie tashmë është Tottenhami i Antonio Contes. Klubi anglez mund të përmbushë kërkesat e larta të mesfushorit, për rrjedhojë kanë fituar më shumë terren se klubet e tjera.

Nga ana tjetër megjithatë, nuk duhet të anashkalohet konkurrenca e dy gjigantëve italian Inter dhe Juventus. Fakti që Kessie mund të afrohet me parametër zero ndihmon në rëndesën që mund të ketë pagesa ndaj tij. Megjithatë, as Interi dhe as Juventusi nuk janë gati të pranojnë plotësisht kërkesat e mesfushorit.

Kështu, në krye të garës qëndron Tottenham që mund ta bind Kessie fillimisht me aspektin ekonomik. Gjithashtu, një rol kyç në këtë transferim mund të luaj edhe trajneri i “Spurs”, Antonio Conte. /oversport.tv

You may also like