Ndihma humanitare në Gaza, Mbretëria e Bashkuar premton 20 milionë paund më shumë për banorët e prekur

by admin
Spread the love

Mbretëria e Bashkuar do të sigurojë 20 milionë paund shtesë ndihmë humanitare për civilët në Gaza.

Ky njoftim i kryeministri britanik Rishi Sunak, erdhi pak ditë pasi premtoi mbi 10 milionë paund për të prekurit.

“Ne e pranojmë se populli palestinez po vuan tmerrësisht. Mijëra palestinezë janë vrarë në këtë konflikt. Ata janë gjithashtu viktima të Hamasit, të cilët përfshihen në popullatën civile. Shumë jetë tashmë janë humbur dhe kriza humanitare është në vazhdim”, tha ai gjatë fjalimit në Parlamentin britanik.

Njëkohësisht kryeministri preku edhe hyrjen e kufizuar të kamionëve me ndihma në Gaza përmes pikës kufitare Rafah, të cilin e konsideroi progres të rëndësishëm dhe dëshmi e fuqisë së diplomacisë, por shtoi se nuk mjafton.

“Ne kemi nevojë për një rrjedhë të vazhdueshme ndihme që vijnë, duke sjellë ujin, ushqimin, ilaçet dhe karburantin që nevojiten kaq shumë, kështu që ne do të vazhdojmë presionin diplomatik”, u shpreh Sunak.


Top Channel

You may also like