Ndezi zjarr nga pakujdesia dhe për pasojë u dogjën sipërfaqe toke të mbjella, arrestohet 43-vjeçari në Cërrik

by admin
Spread the love

Një 43-vjeçar me inicialet H.C është vënë në pranga ditë e sotme në në fshatin Lumas, Cërrik, pasi dyshohet se nga pakujdesia (hedhja e një cigareje të ndezur), ka ndezur zjarr në tokën e tij, dhe nga përhapja e flakëve, janë djegur disa sipërfaqe të mbjella, në pronësi të 2 shtetasve të tjerë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan apelon sërish për qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarr, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht. Gjithashtu, i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të zjarrvënies, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e zjarrit dhe për procedimin penal të shtetasve përgjegjës.


Top Channel

You may also like