Ndeshjet e kthimit në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë

by admin
Spread the love

Sot do të zhvillohen dy ndeshjet e kthimit të fazës së gjysmëfinales të Kupës së Shqipërisë.

Me fillim nga ora 14:00 stadiumi “Arena Egnatia” në Rrogozhinë do të jetë pritës i përballjes mes Egnatias dhe Vllaznisë.

Ndeshja e parë në “Loro Boriçi” përfundoi e barabartë 1:1, ndërsa sot kampioni aktual, Vllaznia synon fitoren si mysafirë që të sigurojë edhe një finale tjetër të kësaj gare.

Ndërkaq, me fillim nga ora 17:00 do të zhvillohet ndeshja tejet interesante mes Teutës dhe Tiranës.

Në duelin e parë të zhvilluar në “Elbasan Arena”, Tirana fitoi bindshëm 3:0, dhe Teutës do t’i nevojitet sot një mrekulli në stadiumin “Niko Dovana” për ta siguruar finalen.

14:00 Egnatia – Vllaznia (Stadiumi Egnatia Arena)

17:00 Teuta – Tirana (Stadiumi Niko Dovana).


Top Channel

You may also like