Ndeshje spektakolare e Uzunit, realizon tre gola dhe bëhet golashënuesi i kampionatit

by admin
Spread the love

Myrto Uzuni ka zhvilluar një paraqitje spektakolare në LaLiga 2 përballë Villarreal B duke shënuar tre gola në sfidën që përfundoi 3-0. Sulmuesi beratas zhvilloi një ndeshje të “çmendur” ku me golat e tij i dha tre pikë ekipit të Grandas.

Mjaftoi vetëm 1 minutë nga fillimi i takimit që Myrto Uzuni të gjente rrugën e rrjetës për herë të parë në këtë ndeshje. Ai realizoi më pas edhe në minutën e 12-të, me 11-metërsh.

Uzuni e plotësoi tripletën në këtë ndeshje në minutën e 82-të ku realizoi sërish me një 11-metërsh. Kështu pas tre javës, Granada e tij është në krye të LaLiga 2 me pikë të plota, ndërsa Uzuni udhëheq listën e golashënuesve të kampionatit me 4 gola. /oversport.tv

Foto: Granada CF, Twitter

You may also like