Ndeshja Shqipëri- Ishujt Faroe/ Tifozët shqiptarë tërheqin vëmendjen e mediave vendase

by admin
Spread the love

Pak orë na ndajnë nga ndeshja e radhës e përfaqësueses shqiptare me atë të Ishujve Faore në transfertë këtë herë.

Tifozët shqiptarë në ishujt Faroe janë të paktë në numër, por janë ato që bëjnë lajm për mediat vendase.

Sikurse duket nga pamjet, tifozë me veshje popullore e me motive të shumta shqiptare, merren në pyetje nga mediat vendase.

Sa i përket formacionit që do të hedhë në fushë, pavarësisht se ende nuk është publikuar ai zyrtarë, nga informacionet pranë trajnerit mësohet se skuadra me gjasë do të jetë e njëjta, duke I besuar 11-tshes së stadium Air Albania ndaj Moldavisë, pra duke ndjekur shprehjen e famshme “formacioni fitues nuk ndryshohet”.

Kështu në portë mbetet Berisha dhe katërshja përpara tij Gjimshiti Ismajli Hysaj dhe Mitaj nga krahët, për të lënë përpara tyre Ramadanin dhe Baren ndërkohë që 4 lojtarët e betuar do të jenë ata nga të cilët pritet goli pasi janë të gjithë me tipare sulmuese si Bajram, Hasani, Uzuni dhe Cikalleshi.

Në letër Ishujt Faroe janë skuadra më e dobët e grupit, megjtihatë trajneri është shprehur i kujdesshëm duke e konsideruar edhe në konferencën e djeshme këtë kundërshtar edhe më të fortë se Moldavia nisur nga vështirësia dhe domosdoshmëria që kanë kuqezinjtë për t’I marrë maksimumin këtyre dy ndeshjeve që ishte Moldavia dhe sot Ishujt Faroe.

Kundërshtari ynë i mbrëmjes së sotme në ndeshjen e së shtunës u mund nga Republika Ceke me shifrat 0-3. Ndërkohë që për të mbështetur kuqezinjtë, kanë mbërritur në ishujt faroe rreth 100 tifozë të cilët do të përpiqen sadopak të nxisin ekipin përballë një ekipi që nuk do të ketë as mbështetjen e plotë të tifozerisë së tij kjo për shkak të rezultateve të dobëta.

Ndeshjen Ishujt Faroe-Shqipëri do të keni mundësi ta ndiqni drejtpërdrejtë në paketën Supersport të platformës Digitalb duke filluar nga ora 20:45


Top Channel

You may also like