Ndeshja Murray & Berrettinit zgjati 5 orë – Shqip

by admin
Spread the love

Te femrat eliminohet spanjollja Garbine Muguruza

Kanë nisur sot në Melburn ndeshjet e radhës të vlefshme për raundin e parë të grand slam-it të Australian Open në tenis.

Te meshkujt, ish-numri 1 në botë, britanbiku Andy Murray, mundi tensitin Italian Matteo Berrettini 3-2 në sete 6-3, 6-3, 4-6, 6-7dhe 7-6, një ndeshje që zgjati gati 5 orë. Pa probleme kualifikohet në raundin e dytë edhe numri 5 në botë, rusi Andrey Rublev. Ai mundi austriakun Dominic Thiem 3-0 në sete 6-3, 6-4 dhe 6-2

Kualifikim në raundin e dytë siguroi edhe amerikani Taylor Fritz, I cili shënoi fitore ndaj Gjeorgjianit, Nikoloz Basilashvili, me rezultatin 3-1 në sete. Në fazën tjetër kalon edhe norvegjezi Holger Rune pas fitores kundër serbit Filip Krajinoviq 3-0 ,, Kualifikimi kanë siguruar edhe dhe spanjolli Pablo-Carreno Busta, francezi Jeremy Chardy, britaniku Daniel Evans e argjentinasi Diego Schwartzman.

Në kategorinë e femrave befasia më e madhe është eliminimi i ish-numri 1 në botë, tenistja spanjolle Garbine Muguruza pasi pësoi humbje nga tenistja belge Elise Mertens me rezultat 2-1 në sete 3-6, 7-6 dhe 6-1). Kalualifikohet edhe numri 4 në botë, tenistja franceze Caroline Garcia, që mundi kanadezen Sakit Sedoq 2-0 në sete 6-3 e 6-0.

Bjellorusja Aryna Sabalenka, mundi çeken që mundi çeken Tereza Martincová 2-0 ndërsa çekja tjetër Karolina Pliskova, mundi kinezen Wang Xiyu 2-0. Në raundin e tretë kualifikohhet edhe rusja Veronika Kudermetova, estonezja Anett Kontaveit e amerikania Sheldy Rogers.

Garat në Auastralian Open 2023 vazhdojnë sipas orarit të përpiluar nga organizatori.

Përgatiti Shaban Sinani /KlanMacedonia/

You may also like