Ndeshja kundër Leçes, Lautaro pret golin e 100-të në Serinë A

by admin
Spread the love

Ka kaluar shumë kohë nga 29 shtatori i vitit 2018 kur Lautaro Martinez arriti të shënonte golin e parë me fanellën zikaltër. E krosonte Dalbert dhe ai gjente rrjetën e Kaljarit. Deri më sot ka arritur të shënojë edhe 98 gola të tjerë për të arritur në 99 në total në 195 ndeshje me fanellën e Interit në Serinë A.

I mungon edhe 1 për të arritur 100 gola. Nëse në kampionat është duke fluturuar, Europa nuk është habitati i tij më i mirë. Në sfidat kur duhet të jetë vendimtar dhe janë sfidat eliminatore, ka arritur të shënojë vetëm 2 gola.

Lautaro Martinez ka arritur të parakalojë edhe Mauro Ikardin si golashënuesin e 7 të historisë. Në total ai ka arritur të shënojë 125 gola në 149 270 ndeshje të luajtura. Kundër Leçes ka shansin e artë për të shënuar golin e 100-të në kampionat. Lautaro Martinez është i vetmi sulmues titullar në dispozicion të trajnerit Inzagi duke qenë se Turam u dëmtua në duelin kundër Atletikos.

Ndërkohë që Arnautoviç dhe Sançez do të ndajnë minutat dhe ndeshjet deri në duelin e kthimit me Los Kolçoneros. Mirëpo, garancia në repartin e avancuar mban emrin e kapitenit zikaltër që është rritur si futbollist dhe si njeri.

PANORAMASPORT.AL

You may also like