Ndeshja e luksit mes Partizanit dhe Romës/ Rekord shitje biletash online, ja ku mund ti blini edhe në dyqane fizike

by admin
Spread the love

Më pak se një javë nga ndeshja e luksit ku Partizani do të presë Romën në një miqësore, të shtunën e 12 gushtit në “Air Albania” në orën 20:00, vijon blerja e biletave online.

Por tashmë tifozët mund t’i gjejnë ato edhe në dyqane fizike, si te biletaria e Selman Stermasit. Ndërsa dy ditët e fundit ato do të shiten edhe te biletaria e stadiumit Air Albania.

Deri më tani janë shitur afro 5000 bileta, duke ia kaluar dhe asaj të sfidës kundër Atletik Eskaldes në Ligën e Konferencës.

Ndërkohë, Partizani publikoi çmimet e biletave. Ato pas porte kushtojnë 400 lekë, në tribunën karshi kushtojnë 600 lekë, në tribunën kryesore kushtojnë 2500 lekë, ndërsa në sektorin VIP shkojnë deri në 5000 lekë.


Top Channel

You may also like