Ndërron jetë fotografi i njohur kosovar, Vesa Luma publikon foton e fundit që ai i ka realizuar – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

11:52 | 6 Tetor 2021

Sot ka ndërruar jetë një nga fotografët e njohur kosovar.

Meddy Huduti, ka ndërruar jetë si pasojë e infektimit me COVID-19, shkruan lajmi.net.

Lajmin për vdekjen e të ndjerit e bëri nëna e tij, Ikballe Huduti përmes rrjeteve sociale.

Ndërkohë, edhe artistët e estradës po shprehin ngushëllime për familjen derisa po ndajnë edhe imazhe që ai iu ka shkrepur.

Këngëtarja, Vesa Luma ka postuar një imazh në Facebook dhe ka shkruar: “Një djalë i mirë, një artist i mirë i Prishtinës na paska lënë sot. Meddy ( kjo fotografia e jotja për qejf të cilën e ke realizuar tu pi kafe, është një prej ma të mirave që kam) Pusho ne paqe djalosh”./Shqip/

You may also like