Ndërron jetë babai i Feta Alimit

by admin
Spread the love

Ka ndërruar jetë Haxhi Amid Alimi, babai i Feta Alimit nga Orizarja e komunës së Likovës. Lajmin e ka bërë me dije vet Fetai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka treguar se varrimi i babait të tij do të bëhet nesër pas namazit të xhumasë në Orizare të Likovës.

“Te Zotit jemi dhe te ai do të kthehemi, ndërron jetë baba jem Haxhi Amid Alimi.

Me tha biri im: “Vetëm një gjë po ia kerkoj Zotit në këtë moshë, të presë i gjallë në shtëpi, pastaj edhe nëse vdekja me merr mos u merzit dije sa jam duke pushuar i qetë”.

Të qoftë i lehtë dheu i Orizares trime o baba jem, do të na mungosh shumë, lamtumirë. Varrimi bëhet pas namazit të xhumas”, ka shkruar Feta Alimi.

You may also like