Ndërpritet seanca e Kuvendit të RMV-së, diskutimi do të vazhdojë nesër

by admin
Spread the love

Pas debatit të gjatë dhe tensionues, kryetari i Kuvendit të RMV-së Talat Xhaferi, e ka ndërprerë diskutimin e sotëm për informacionin qeveritar për propozimin francez.

Vazhdimin e seancës plenare, Xhaferi e caktoi për nesër në ora 11:00.

Në seancën e sotme pati tensione të shumta, ndërsa u shmang edhe përplasje më e madhe fizike në mes Dimitar Apasievit dhe Martin Kostovskit.

Pasi të përfundojë debati për propozimin francez për zgjidhjen e kontestin në mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, Kuvendi do të votojë për propozim-vendimet të përgatitur nga grupi i deputetëve të shumicës parlamentare./Telegrafi/

You may also like