“Nder të rinovoj me këtë klub”, Roma “blindon” liderin e prapavijës

by admin
Spread the love

Rinovim i rëndësishëm te Roma. Klubi verdhekuq ka zgjatur bashkëpunimin me Chris Smalling, një nga lojtarët me më shumë peshë në skuadrën e Jose Mourinhos.

Mbrojtësi anglez ka firmosur deri në vitin 2025 me kryeqytetasit italianë, pjesë e të cilëve është prej vitit 2019.

Zgjedhja për të qëndruar në Romë ishte e thjeshtë. Këtu po përjetoj fazën më të mirë të karrierës sime. Unë dhe familja ime e kemi ndjerë gjithmonë mikpritjen në këtë qytet të mrekullueshëm.

Klubi po rritet në çdo aspekt, një gjë të tillë e shohin të gjithë. Dua të falënderoj tifozët: dashuria e tyre e pakushtëzuar gjithashtu luajti një rol në vendimin tim.

Për mua është një nder të rinovoj kontratën me këtë klub shumë të veçantë. Dua të arrij shumë objektiva të reja, dhe dua ta bëj me këtë ekip. Jam i emocionuar të filloj këtë kapitull të ri me të gjithë ju.

Le të shkruajmë historinë së bashku”, deklaroi 33-vjeçari pas firmës mbi kontratën e re. 143 ndeshje në të gjithë kompeticionet ka zhvilluar Smalling me fanellën e Romës. /Supersport

 


Top Channel

You may also like