Ndarja e papritur nga jeta e Andreas Brehme / Ja reagimet e Interit, Bajernit dhe kombëtares gjermane

by admin
Spread the love

Bota e futbollit u trondit në mëngjesin e 20 shkurtit pas ndarjes papritur nga jeta të legjendës gjermane të futbollit, Andreas Brehme, në moshën 63-vjeçare për shkak të një arresti kardiak.

Ish-klubet e tij, Interi dhe Bajerni, gjithashtu dhe kombëtarja gjermane reaguan menjëherë pas lajmit të trishtë.

“Një lojtar madhështor, një interist i vërtetë. Mirupafshim Andi, përgjithmonë një legjendë”, shkruan Interi në postimin e bërë në rrjetet sociale.

231

Ndërkohë Bajerni shkruan: “Bajern është ekstremisht i pikëlluar për ndarjen e papritur nga jeta të Andreas Brehme. Ne shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjen dhe miqtë e tij. Andreas Brehme do të jetë përgjithmonë në zemrat tona si një kampion Bote, por mbi të gjitha, si një njeri special. Ai gjithmonë do të jetë pjesë e familjes së Bajernit. Prehu në paqe Andi!”.

213

Ndërkohë që kombëtarja gjermane shkruan: “Prehu në paqe, Andi!”.

132

Përveç Kupës së Botës në vitin 1990, Brehme fitoi dhe dy herë Bundesligën, një herë Serinë A, një herë Ligën e Europës dhe tituj të tjerë me Interin, Bajernin dhe Kaizerslautern.

PANORAMASPORT.AL

You may also like