Ndarja duket e pashmangshme, kërkesat e Mertens janë të larta për Napolin

by admin
Spread the love

Mertens dhe Napoli janë shumë pranë divorcit. Pas takimit privat mes belgut dhe presidentit De Laurentiis në fund të prillit, ku sulmuesit iu kërkua që të shkruante kërkesat e tij ekonomike për të vazhduar aventurën e tij me skuadrën “axurre”, tashmë ka ardhur përgjigjja e agjentëve të lojtarit.

Sipas asaj që shkruan “Il Mattino”, avokatët e Mertens kanë dërguar një e-mail ku kërkojnë një kontratë 2-vjeçare me pagë 2 milionë euro në sezon si dhe disa bonuse e komisione, pa lënë mënjanë edhe garancinë për një aktivizim më të madh se sezonin e kaluar.

Kërkesa e belgut bien në kundërshtim me politikat ekonomike të klubit dhe duket e tepërt për presidentin De Laurentiis, që është i gatshëm të paguajë maksimumi 1.5 milionë euro pagë. Ndarja duket e pashmangshme. / Oversport.tv

You may also like