“Ndalo bombardimin në Gaza”/ Filloi protesta në Tetovë në mbështetje të Palestinës (Foto) – Shqip

by admin
Spread the love

Ka filluar sot në Tetovë protesta nga qytetarët në mbështetje të Palestinës, përcjellë Klan M.

Protesta ka filloi në ora 13:30 në sheshin “Iliria”.

“Palestina çështje humanitare”, thuhet në pankartën informative të protestës.

Protesta në mbështetje të Palestinës u mbajt edhe në Shkup, Prishtinë, Tiranë dhe në shumë qytete të mëdha anembanë botës.

Krahu i armatosur i Hamasit, Brigadat Izzeddin Kassam, nisi sulm gjithëpërfshirës ndaj Izraelit mëngjesin e 7 tetorit, ndërkaq ushtria izraelite më pas nisi sulme në Rripin e Gazës me dhjetëra avionë luftarakë.

Deri më tani, numri i të vrarëve palestinezë është mbi 7 mijë, ndërkaq numri i të vrarëve izraelitë është mbi 1.400. /KlanMacedonia/

You may also like