Ndalet vrulli i Skënderbeut, Besëlidhja i rrëmben një pikë në Korçë

by admin
Spread the love

Pas tre fitoreve radhazi në kampionat, Skënderbeu nuk arrin që të ruajë ritmin dhe ndalet nga Besëlidhja. Korçarët zhgënjejnë në shtëpi, barazojnë 1-1 me lezhjanët dhe humbasin mundësinë për t’iu bashkuar Dinamos në krye të renditjes.

Skënderbeu nis shumë mirë sfidën dhe kalon menjëherë në avantazh me të zakonshmin Pusi. Korçarët humbasin disa mundësi të mira për të shënuar edhe golin e dytë në pjesën e parë.

Besëlidhja, ndonëse pa trajner, reagon në pjesën e dytë dhe barazon rezultatin falë një goli të bukur të Nunes. Ndonëse vendasit mundohen të reagojnë në minutat e mbetura, nuk ka ndryshim rezultati deri në përfundim të sfidës.

Mbyllet 1-1 në Korçë. Skënderbeu ngjitet në kuotën e 12 pikëve, ndërsa Besëlidhja merr një tjetër rezultat pozitiv pas fitores përballë Orikut një javë më parë. / Oversport.tv

You may also like