Ndalet Milani dhe Atalanta, Napoli thellon diferencën, çfarë solli java e 14-të e Serie A

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Dueli mes Lazios dhe Monzës uli siparin e javës së 14-të të Serie A ku nuk munguan edhe surprizat. Në këtë akt të zhvilluar në mesjavë, kampionët në fuqi të Milanit u ndalën nga modestët e Cremoneses dhe humbasin më shumë terren në luftën për titull. Napoli mposht Empolin dhe e çon diferencën në +8 nga ndjekësi më i afërt.

Sakaq Lazio pasi mposhti Monzën, përfiton nga gabimi i Milanit dhe ngjitet në vendin e dytë, po aq sa kuqezinjtë. Nuk gabon dhe Juventusi që e çon në 5 numrin e fitoreve radhazi dhe ngjitet në vendin e katërt.

Në këtë akt Interi bën reagimin e duhur pas disfatës së një jave më parë ndaj Juves. Zikaltrit e Inzaghit mposhtën me rezultatin tensitik 6-1 Bolognan dhe marrin vendin e pestë duke lënë pas Atalantën dhe Romën. Ndalet Roma e Mourinhos në barazim në transfertë ndaj Sassuolos, ndërsa Atalanta mposhtet për të dytën ndeshje radhazi në kampionat, këtë herë nga modestët e Leçes. Nuk ka ndryshime në fundin e tabelës me Cremonesen, Sampdorian dhe Veronën që qëndrojnë në zonën e ftohtë.

Ndërkohë që java e 15-të e Serie A nis menjëherë sot në mbrëmje me duelin Empoli-Cremonese. Kampionati italian i futbollit transmetohet live dhe ekskluzivisht nga Oversport dhe Tibo. /oversport.tv

You may also like