Ndalet Inter, Lacio e përmbys brenda 25 minutave

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Lacio fitoi me përmbysje ndaj Interit, duke i mposhtur zikaltërit me rezultatin 3-1, pavarësisht se pjesën e parë e mbylli në dizavantazh të në goli.

U duk se ndeshja do të fliste për Interin, që minutat e para i nisi me shumë vrull dhe që në fillim mori një penallti të shkaktuar nga Elseid Hysaj. Ivan Perisiç mori përsipër ekzekutimin e saj dhe nuk gaboi. Interi kaloi në avantazh që në minutën e 12 të takimit.

Pjesa e parë u mbyll me këtë gol. Lacio kishte rezervuar surprizën në të dytën. Immobile barazoi po me penallti në minutën e 64, ndërsa Anderson në minutën e 81 dhe Milinkoviç-Saviç në minutën e parë të shtesës shënoi golin që vulosi rezultatin 3-1.

Kjo ishte humbja e parë e Interit në këtë kampionat. Zikaltërit ndalen në kuotën e 17 pikëve, në vendin e tretë pas Napolit dhe Milanit. Deri më tani në Serinë A napoletanët janë skuadra perfekte me 7 fitore në po aq ndeshje dhe një golavarazh 18 gola të shënuar e tre të pësuar.

Milani ndjek me 6 fitore dhe një barazim, me golavarazh 15-5. Si Napoli, ashtu edhe Milani janë të vetmet skuadra në Serinë A që nuk e kanë provuar ende shijen e humbjes. Ndërkohë, Interi mund të parakalohet nga Roma, nëse verdhekuqtë do të arrijnë të fitojnë ndaj Juventusit në ndeshjen e së dielës.


Top Channel

You may also like