Ndalesë për autobusa dhe automjete të rënda transportuese në disa akse rrugore, rekomandohet posedimi i pajisjeve dimërore dhe karburant të mjaftueshëm

by admin
Spread the love

Reshjet e borës së mëngjesit të sotëm po shkaktojnë probleme në komunikacion në rrugët shtetërore. Në disa akse rrugore është vendosur ndalesë për autobusa dhe automjete të rënda transportuese.

Për shkak të erës së fortë dhe rrëshqitjeve të mëdha të borës në itinerarin nga fshati Rogaçevë deri në vendkalimin kufitar Jazhincë, nga ora 08:40 është vendosurn dalesë për autobusa dhe automjete të rënda transportuese, ndërsa automjetet e tjera duhet të kenë pajisje dimërore të detyrueshme.

Ndalesa për qarkullimin e automjeteve të rënda është vendosur edhe në rrugën Gostivar – Strazhë dhe Kërçovë dhe në rrugën Mavrovë – Dibër.

Për shkak të reshjeve intensive të borës nga ora 08:45 ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda transportuese  është vendosur edhe në rrugën nga Struga deri në vendkalimin kufitar Qafthanë

Në rrugët tjera shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë të lagështa.

NP “Rrugët e Maqedonisë” apelon tek të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë dispozitën ligjore për posedim të detyrueshëm të pajisjes dimërore në automjete, përdorimin e gomave të dimrit dhe rregullimin e shpejtësisë sipas kushteve të rrugës,  si dhe të kenë edhe rroba të ngrohta në automjetet e tyre dhe rezervuare të mbushura me karburant.

“Shërbimet e NP “Rrugët e Maqedonisë” do të jenë vazhdimisht në terren, në gatishmëri të plotë dhe do të mbajnë të kalueshme të gjitha rrugët”, thonë nga kjo Ndërmarrje.

Gjatë ditës së sotme dhe nesër priten reshje të dendura bore dhe temperatura të ulëta, të përcjella me erë veriore.

MARKETING



You may also like