Ndaj Villarreal ndeshje rekordesh, Liverpool dhe Sadio Mane bëjnë histori

by admin
Spread the love

Liverpooli mposhti në gjysmëfinalen e dytë Villarreal me rezultatin 3-2, ndërsa u kualifikuar për finalen e madhe të Champions League pas rezultatin të përgjithshëm 5-2. Ndërkohë që në këtë takim, goli i tretë i Liverpool u shënua nga senegalezi Sadio Mane.

Ky i fundit pas golit të shënuar vendosi edhe një rekord. Ai u bë lojtari afrikan që ka shënuar më shumë gola në fazën me eliminim direkt në Champions League. Mane ka lënë kështu pas ish-sulmuesin e Chelsea, Didier Drogba.

Nga ana tjetër një rekord ka vendosur edhe skuadra e Liverpool. Ekipi i Klopp bëhet kështu skuadra e parë angleze që arrin në të njëjtin sezon në finalen e FA Cup, League Cup, si dhe Champions League. Ndërkohë që nëse arrin të fitojë këto trofe, së bashku me Premier League, do të futej sërish në histori si skuadra e parë që e bënë këtë gjë në historinë e Anglisë. /oversport.tv

Foto: Liverpool FC, Twitter

You may also like