Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare fotografi i njohur i modës

by admin
Spread the love

Patrick Demarchelier, një nga fotografët më të dashur dhe më të njohur në botën e modës, ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare.

Lajmi është bërë i ditur nga përfaqësuesit e Demarchelier, të cilët njoftuan vdekjen e tij me anë të n jë postimi “Instagram”.

Me pikëllim të madh njoftojmë ndarjen nga jeta të Patrick Demarchelier më 31 mars 2022, në moshën 78-vjeçare. Ai la pas gruan e tij Mia, tre djemtë e tij Gustaf, Arthur, Victor dhe tre nipër e mbesa.”, shkruhej në njoftim.

Patrick Demarchelier ka fotografuar figura të famshme si Princesha Diana, Beyonce, Madonna, Bella Hadid dhe Jennifer Lopez

Modelja e njohur Bella Hadid postoi në “Instagram”:

Jam mirënjohëse që pata fatin të jem para kamerës tuaj. Më legjendari, i butë por plot jetë. Do të më mungosh Patrick. U prefsh në paqe.

Përpos kësaj, ai ka punuar edhe në fushata reklamuese për “Dior”, “Chanel”, “Yves Saint Laurent” dhe “Carolina Herrera”.

Fotoja princesh Dianës e fotografit francez u shfaq në kopertinën e “Vogue” në vitin 1991.

Në vitin 2018, Demarchelier u akuzua për sulme seksuale ndaj modeleve dhe një asistenteje, të cilën ai e mohoi.

Firma e revistës “Conde Nast”, e cila zotëron “Vogue”, pezulloi punën me fotografin.


You may also like