Ndahen Sofia Vergara dhe Joe Manganiello

by admin
Spread the love

Martesa e Sofía Vergara dhe Joe Manganiello për gati tetë vjet po vjen zyrtarisht drejt fundit.

Çifti e ndau lajmin në një deklaratë për PageSix, duke thënë: “Ne kemi marrë vendimin e vështirë për t’u divorcuar”.

“Si dy njerëz që e duam dhe kujdesemi shumë për njëri-tjetrin, ne kërkojmë me mirësjellje respektimin e privatësisë sonë në këtë kohë ndërsa lundrojmë në këtë fazë të re të jetës sonë”, thuhet në deklaratën e tyre.

Aktorja e “Modern Family” u martua me aktorin Manganiello në një dasmë luksoze në Palm Beach në vitin 2015.

Dy aktorët filluan të takoheshin në vitin 2014 dhe u fejuan pas lidhjes për gjashtë muaj, shkruan CNN, përcjell rtv21.tv.

Manganiello së fundmi postoi një foto me Vergara në fillim të këtij muaji për t’i uruar asaj ditëlindjen.

Vergara ndau për herë të fundit një foto me Manganiellon në qershor nga një pushim i mëparshëm italian, por ylli i “Magic Mike” ka munguar dukshëm në fotot që Vergara ka shpërndarë ditët e fundit nga pushimet e saj në Itali për të festuar ditëlindjen. /21Media

You may also like