Ndahen çmimet Kennedy Center Honors – Shqip

by admin
Spread the love

Presidenti Biden dekoron 5 artistë për arritje në karrierë

Uashingtoni ka nderuar në një ceremoni, këngëtaren Dionne Warwick, komedianin Billy Crystal, kantautorin Barry Gibb, reperin dhe aktoren Queen Latifah dhe yllin e operës Renée Fleming mbrëmjen e së Dielës në Kennedy Center Honors, çmimet më të mëdha që jepen nga SHBA, për arritjet në art.

Presidenti Joe Biden dekoroi pesë artistët për arritjet në karrierë gjatë një pritjeje në Shtëpinë e Bardhë përpara se të merrte pjesë në shfaqjen televizive.

Shfaqja filloi me një homazh për Warwick, 82-vjeçarin një yll i muzikës pop që nga vitet 1960, i cili ka shitur më shumë se 100 milionë disqe dhe është i njohur për hite të tilla si “I’ll Never Love This Way Again”.75-vjeçari Crystal i njohur për rolet në filma si “When Harry Met Sally,” u nderua nga aktori/regjisori Rob Reiner dhe aktori Robert De Niro e teksa u shpreh me humor:

Ju jeni vetëm 75 vjeç. Kjo do të thotë se jeni vetëm rreth gjashtë vjet larg nga mosha perfekte për t’u zgjedhur president, duke ju referuar Biden, 81 vjeç, i cili rikandidon për president.”

53-vjeçarja Queen Latifah, një muzikante dhe aktore e njohur për filmat si “Chicago” dhe “Bringing Down the House”, u nderua nga Kerry Washington dhe reperja dhe këngëtarja Missy Elliott. Ceremonia u mbyll me një performance të Gibb, një këngëtar dhe kompozitor që performoi me vëllezërit e tij Robin dhe Maurice në Bee Gees, një grup që shiti më shumë se 220 milionë disqe.

Klan News

You may also like