NBA/ Bien favoritët, Boston dhe Milwaukee humbasin sfidat, fitojnë Indiana dhe Utah

by admin
Spread the love

Shumë spektakël dhe dy surpriza të mëdha në mbrëmjen e fundit të NBA, që pa rënien e dy favoritëve.

Boston u dorëzua në fushën e Indiana me vetëm dy pikë diferencë në rezultatin e përgjithshëm 133-131.

Një paraqitje e madhe për “Pacers”, megjithëse humbën yllin e skuadrës Tyrese Haliburton në periodën e dytë të ndeshjes. Por mungesën e tij e plotësoi në të njëjtin nivel, Bennedict Mathurin, që erdhi nga pankina me 26 pikë.

Nga ana tjetër, Celtic ishin të privuar nga Jayson Tatum të dëmtuar. Jaylon Brown bëri detyrën e tij me 40 pikë, por nuk arriti të evitonte humbjen e Celtics.

Mbrëmja e keqe e kryesuesëve të Konferencës së Lindjes u plotësua me disfatën në shtëpi të Milwaukee.

Bucks u dorëzuan në shifrat 116-132 përballë Utah, pavarësisht paraqitjes së zakonshme të Giannis Antentokounmpo. Basketbollisti grek mbylli ndeshjen me tre shifra të tjera dopjo 25 pikë, 10 topa të kapur në tabelë dhe 11 asist. Por kaq nuk mjaftoi për të zotët e shtëpisë, që nuk mund të bënin asgjë përballë lojës si skuadër e vërtetë nga ana e Jazz, që morën fitoren e tetë në dhjetë ndeshjet e fundit.

Në sfidat e tjera, suksese të rëndësishëm siguruan Los Angeles Clippers, Miami Heat, Oklahoma Thunder dhe Chicago Bulls. /abcnews.al

You may also like