Nazistit të vjetër ukrainas i jepen nderime me ovacion në Parlamentin e Kanadasë, kryetari kërkon ndjesë (fotot)

by admin
Spread the love

Kryetari i parlamentit të Kanadasë, Anthony Rota, ka kërkuar ndjesë sot për nderimin e një ukrainasi që ka shërbyer në njësitë naziste gjatë Lutës së Dytë Botërore.

98 vjeçari Yaroslav Hunka, ishte ulur në sallë dhe u nderua në ovacione në parlamenti kur zoti Rota e prezantoi si një “hero”, gjatë vizitës atje të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

Lobi hebre i Kanadasë tha se ishte “shumë i trazuar” që një veteran i një divizioni nazist që kishte marrë pjesë në gjenocid të nderohej në atë mënyrë.

Kryeministri Justin Trudeau në kohën e episodit ishte me Zelensky në parlament.

Mijëra ukrainas kanë luftuar për nazizmin gjatë luftës, ndërsa të tjerë kanë luftuar në nën e Bashkimit Sovjetik.

Në një deklaratë kryetari Rota tha se më 22 shtator “kishte bërë komentet për presidentin e Ukrainës që ishte në sallë”.

“Por rrjedhimisht mora informacionin që më bëri të pendohem për vendimin tim.”

Rota shtonte se “asnjë nga parlamentarët apo delegacioni i Ukrainës nuk ishte në dijeni të qëllimit të komenteve të mia, iniciativa ishte krejt e imja dhe tani jam informuar për individin në fjalë”.

“Unë i kërkoj ndjesë komunitetit hebre në Kanada dhe pranoj përgjegjësinë për veprimet e mia”, tha kryetari.

Ndërsa zyra e kryeministrit liberal Trudeau, tha se vendimi për të ftuar zotin Hunka ishte marrë nga kryetari dhe se ishte “gjë e drejtë për të bërë”.

Zhvillimi vjen pasi gjatë prezantimit Rota duke treguar nga Hunka që ulej në galeri, tha se ai ishte “një hero nga Ukraina, që e falendërojmë për shërbimet e tij”.

Por gjatë Luftës së Dytë Botërore, Hunka ka shërbyer në divizionin 14th Waffen-SS Grenadier të njohur ndryshe si Galicia – i përbërë nga ukrainas nën komandën e nazistëve.

Njësia më pas ndryshoi emër para dorëzimit te forcat aleate në 1945./BBC/