Nazarko: Kosova e rrit subjektivitetin e vet, nëse merr pjesë në sa shumë iniciativa rajonale

by admin
Spread the love

Opinionisti shqiptar, Mentor Nazarko, ka folur sot për samitin e Ballkanit të Hapur u zhvillua në Ohër. Sipas Nazarkos, Kosova nuk duhet të ketë frikë që të jetë pjesë e kësaj iniciative, pasi sipas tij, me pjesëmarrje në iniciativa të tilla rajonale, ajo e rrit subjektivitetin e saj.

“Mendoj se Kosova e rrit subjektivitetin e vet, nëse merr pjesë në shumë iniciativa rajonale, krijon një forum të nivelit të lartë që zgjidh probleme që janë të ndjeshme për popullin  e Kosovës… Nuk shoh asnjë arsye pse Kosova të mos ketë vendin e duhur me dinjitetin që i takon natyrisht me disa kufizime por që do të jenë të vlefshme njëlloj për të gjithë pjesëmarrësit”, ka thënë Nazarko në Edicioni Special.

Nazarko tha se Ballkani i Hapur është një nismë që është duke u formësuar, pasi nga tri vende pjesëmarrëse sa ishin në fillim tash janë bërë pesë, me Malin e Zi e Bosnjën, që momentalisht, sipas tij, s’kanë ateruar ende me titull të plotë.

Ai shtoi se Kosova me kundërshtimin e tij për të marrë pjesë në Ballkanin e Hapur nuk e rrit peshën e saj te ndërkombëtarët.

“Kosova nuk ka rritje të peshës ndërkombëtare, të fuqisë negociale kundrejt Serbisë, me anë të këtij kundërshtimi”, shtoi ai.

Ai madje tha se nuk mund të thuhet se Rusia është për Ballkanin e Hapur, pasi sipas tij, ajo dëshiron destabilitet në këtë rajon.

“Interesi i Rusisë për Ballkanin, ka qenë që Ballkani të jetë i destabilizuar, ndërkaq Ballkani i Hapur nuk synon destabilizim përkundrazi. Nuk shoh asnjë lloj destabilizimi për shkak të rritjes së samiteve të Ballkanit të Hapur”, tha ai.

 

You may also like