NATO i shkon “në derë” Rusisë! Si po kthehet Vilnius në një kështjellë përpara samitit dy ditor

by admin
Spread the love

Samiti i NATO-s i javës së ardhshme do të mbahet vetëm 94 milje nga kufiri rus. 

Armatime të avancuara po i ofrohen Lituanisë për të mbrojtur liderët e 40 vendeve që do të marrin pjesë në samitin në Vilnius të martën dhe të mërkurën. 16 aleatë të NATO-s kanë dërguar gjithsej rreth 1000 trupa për të mbrojtur takimin, ndërsa të tjerët kanë siguruar sisteme të avancuara të mbrojtjes ajrore. 

Spanja ka sjellë një sistem të mbrojtjes ajrore NASAMS dhe Franca po dërgon obusët vetëlëvizës Cezar. 

Avionët ushtarakë nga Franca, Finlanda dhe Danimarka do të bazohen në Lituani, ndërsa Britania e Madhe dhe Franca po fuqizuan zonën me aftësi anti-drone.

“Do të ishte më se e papërgjegjshme të kishim qiellin tonë të pambrojtur pasi Biden dhe liderët e 40 vendeve po mbërrijnë,” tha presidenti lituanez Gitanas Nauseda.

Vendet baltike të Lituanisë, Estonisë dhe Letonisë, të cilat janë të gjitha pjesë e NATO-s dhe BE-së, shpenzojnë mbi 2% të ekonomive të tyre në mbrojtje – një përqindje më e madhe se shumica e anëtarëve të NATO-s. 

Megjithatë, kjo ende nuk është e mjaftueshme për ta për të mbështetur ushtritë e mëdha, çka do të thotë se vendet e tjera duhet të ndërhyjnë për të ndihmuar në sigurimin e mbrojtjes për samitin.


Top Channel

You may also like