NATO i premton Ukrainës armatim për mbrojtje ajrore

by admin
Spread the love

Aleatët e NATO-s kanë njoftuar për dërgimet e armëve të mbrojtjes ajrore në Kiev, pas sulmeve ajrore të Rusisë në Ukrainë.

Ky armatim i premtuar nga Mbretëria e Bashkuar, Kanada, Franca dhe Holanda përbëhet nga raketat dhe radarët. Gjithashtu edhe ShBA-ja ka premtuar armatim të ngjashëm.

Këto premtime u bënë nga takimi i 50 shteteve në bazën e NATO-s në Bruksel, të cilin takim Kievi e ka cilësuar si ‘historik’.

Kurse, disa orë më vonë bombat ruse goditën qytetin jugor Mykolaiv të enjten në mëngjes, thanë zyrtarët ukrainas, shkruan BBC.

Kryebashkiaku i qytetit, Oleksandr Senkevich tha se qyteti ishte bombarduar masivikisht.

Kjo javë ka qenë e ashpër në Ukrainë. Të hënën dhe të martën u sulmua me bombardime të fuqishme ku mbetën të shkatërruar infrastruktura energjetike dhe një park fëmijësh. Nga bombardimi mbetën të vrarë mbi 19 njerëz.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin thotë se sulmet raketore ishin si përgjigje për sulmin në urën Kerch, e cila lidhë Rusinë me Krimenë.

You may also like