“Natë e gjatë” për policinë e Tetovës – Ndalesa, arrestime, sjellje agresive ndaj policëve – Shqip

by admin
Spread the love

Nuk ka qenë natë e qetë dhe aspak e lehtë për Policin[ë e Tetovës, mbrëmja e kaluar. Brenda një periudhe të shkurtër kohore janë regjistruar disa loje të veprave dhe shkeljeve tjera.

“Në një kontroll aksion të kryer mbrëmë (5- shkurt), dhjetë minuta pas mesnate, në një hotel në rrugën ‘Dimo Gavrovski’ në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB- Tetovë kanë ndaluar 37-vjeçarin V.N. nga Tetova i cilët është sjellë në mënyrë agresive ndaj tyre gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare”, njoftojnë nga SPB-Tetovë.

Ndërkaq, kjo nuk ka qenë e tëra sepse pak minuta pas këtij incidenti, janë regjistruar disa raste tjera, mes të cilëve edhe prishje e rendit dhe qetësisë publike, përcjell Klan Maqedoni.

“Në një lokal tjetër hotelierik në dalje të Tetovës në ora 01:30 janë ndaluar për identifikim personat I.A.(20) nga Tetova dhe A.B.(26) nga fshati Rashçe e Shkupit, të cilët nuk kishin dokumente identifikim me vete dhe në një objekt hoteliere në rrugën ‘JNA’ në Tetovë, njëzet minuta pas mesnate, për prishje të rendit dhe qetësisë publike është ndaluar 26 vjeçari A.Z nga Tetova”, thonë nga SPB-Tetovë.

Gjithashtu është ndaluar një vajzë e mitur nga Kosova.

“Në të njëjtin objekt është ndaluar edhe një femër e mitur nga Republika e Kosovës, e cila ka konsumuar alkool, pas së cilës i është dorëzuar një të afërmit të saj”, thuhet në kumtesën e SPb-Tetovë./KlanMacedonia

You may also like