Nata e Vitit të Ri, cilat ushqime konsumohen nëpër botë? (FOTO) – Shqip

by admin
Spread the love

Në mbarë botën, Viti të Ri festohet në forma të ndryshme, por me kujdes të veçantë zgjedhen edhe ushqimet për atë natë.

Tradita e ushqimeve ndryshon në vende të ndryshme të botës, por një gjë mbetet e përbashkët: Shijoni ushqimin për të nisur një vit të mbarë, shkruan CNN.

Këto janë disa nga traditat ushqimore të Vitit të Ri në mbarë botën:

Amerika Jugore

Një traditë kryesore ushqimore e Vitit të Ri në Jugun Amerikan, “Hoppin’ John” është një pjatë me bizele me shije derri dhe oriz, që shpesh shërbehet me kollade ose zarzavate të tjera të gatuara dhe bukë misri. Thuhet se kjo pjatë sjell fat në vitin e ri.

Thuhet se receta e “Hoppin’ John” është shfaqur që në vitin 1847 dhe është riinterpretuar gjatë shekujve nga kuzhinierë shtëpiak dhe profesionistë.

Spanjë

Rrushi është traditë e spanjollëve. Ata që janë në shesh dhe ata që shikojnë në shtëpi marrin pjesë në një traditë të pazakontë vjetore, në mesnatë, ata hanë një rrush për çdo tingull të ziles së orës.

Kjo traditë ka filluar fund të shekullit të 20-të dhe supozohet se u mendua nga prodhuesit e rrushit në pjesën jugore të vendit.

rrushi

Meksikë

“Tamales”, brumi i misrit i mbushur me mish, djathë dhe shtesa të tjera të shijshme dhe të mbështjella me një gjethe bananeje ose një lëvore misri, shfaqen pothuajse në çdo rast të veçantë në Meksikë.

Por, sezoni i festave është një kohë veçanërisht e favorizuar për këtë ushqim.

meksiko

Holandë

Në Holandë ushqimi i njohur si “oliebollen”, shitet me karroca në rrugë dhe konsumohet tradicionalisht në natën e Vitit të Ri dhe në panaire të veçanta festive.

Ajo është një petë e ngjashme me krofië, e bërë duke hedhur një lugë brumi të spërkatur me rrush pa fara ose rrush të thatë në një tigan të thellë dhe më pas pluhurosur me sheqer pluhur.

holanda

Austri dhe Gjermani

Austria dhe Gjermania pijnë verë të kuqe me kanellë dhe erëza dhe dekorojnë tryezën me derra të vegjël të bërë nga marzipan, të quajtur “marzipanschëein”.

Derrat e fatit, janë gjithashtu dhurata të zakonshme në të gjithë Austrinë dhe Gjermaninë.

gjermani

Japoni

Në familjet japoneze, në mesnatën e Vitit të Ri për t’i dhënë lamtumirën vitit të kaluar dhe për të mirëpritur vitin që vjen, ata hanë ushqimin që njihet si “Soba noodles”.

Tradita daton në shekullin e 17-të dhe ky ushqim simbolizon  jetëgjatësinë dhe prosperitetin.

japoni

Itali

Italianët festojnë natën e Vitit të Ri duke filluar me një ushqim tradicional, që është një salciçe dhe me thjerrëza që thuhet se sjellin fat.

Vakti përfundon me ato që quhen “chiacchiere” e që janë topa brumi të skuqur që rrotullohen në mjaltë dhe sheqer pluhur.

itali

Poloni dhe Skandinavi

Për shkak se harenga është me bollëk në Poloni dhe pjesë të Skandinavisë, ata këtë ushqim e konsumojnë edhe në natën e ndërrimit të motmoteve. Disa hanë harengë turshi në salcë kremi, ndërsa të tjerët me qepë.

Danimarkë dhe Norvegji

“Kransekage”, që nënkupton tortë me kurorë, është një kullë ëmbëlsirash e përbërë nga shumë unaza koncentrike të shtresuara njëra mbi tjetrën, dhe ato janë bërë për natën e Vitit të Ri dhe raste të tjera të veçanta në Danimarkë dhe Norvegji.

Torta bëhet duke përdorur marzipan, shpesh me një shishe verë dhe mund zbukurohet në mënyra të ndryshme.

danimarka

 

You may also like