Nard Ndoka bën deklaratën e fortë: Sot e vlerësoj Berishën më shumë se 30 vjet më parë, Basha mashtroi aleatët

by admin
Spread the love

Nard Ndoka, e vlerësoi nismën e ish-aleatit Sali Berisha, duke komentuar Kuvendin e thirrur nga Berisha, që po mbahet në “Air Albania”, Ndoka tha se me lëvizjen e tij, Berisha po çliron PD-në.

“Shoh respektim të jashtëzakonshëm të standardeve dhe axhendës. Nuk ka nxitim. Ndryshimet e statutit tashmë shkojnë në gjykatën e Tiranës, siç parashikon ligji. Tani kemi një Bashë të shkarkuar. Nesër do të kemi një vulë të re. Do të ketë një organizim tjetër, hapet procesi i referendumit, ku anëtarësia vendos për shkarkimin e zotit Basha. 22 marsi do të jetë data kur do të zgjidhet kryetari. Misioni që mori përsipër Berisha ishte çlirimi i PD-së. E vlerësoj më shumë sot se përpara 30 vitesh.
Basha, i pabesë

Është treguar i pabesë dhe mashtrues me PDK. Basha kishte humbur respektin. Asnjë prej aleatëve nuk është ndier i mbështetur. Basha është përpjekur të mbajë disa rreth vetes, disa kamikazë. Por ata që kanë pasur nuhatje politike i janë larguar. Në këtë mënyrë, ai e ka ndrydhur PD-në”, u shpreh ai.

You may also like