Napoli “shtyp” edhe Sassuolon, Rrahmani asist për Osimhen

by admin
Spread the love

Napoli merr fitoren e radhës në Serinë A. As Sassuolo nuk mund të ndalë “galopimin” e Napolit drejt titullit kampion, trofe që të kaltrit nuk e fitojnë që nga epoka e Maradonës.

Skuadra e drejtuar nga Luciano Spalletti triumfoi 0-2 në “Mapei Stadium”, ku të dy golat u shënuan në pjesën e parë.

E zhbllokoi takimin talenti gjeorgjian, Kvaratskhelia, i shërbyer nga Olivera në minutën e 12-të.

Goli që vulosi fitoren e napolitanëve u realizua nga Osimhen në të 33-tën e në këtë rast, përveç përgjegjësisë së mbrojtjes dhe portierit, meritë ka edhe mbrojtësi shqiptar, Amir Rrahmani, që lëshoi një top të gjatë për sulmuesin, që e dërgoi topin në rrjetë nga një kënd i vështirë.

Asgjë nuk ndryshoi gjatë fraksionit të dytë, Napoli u mbrojt mirë mirë, duke mos i lënë hapësira kundërshtarit, për të “sigluar” fitore e 20-të në Serinë që e ngjit në kuotën e 62 pikëve, plot 18 më shumë se ndjekësi më i afërt, Iteri./ Super Sport


Top Channel

You may also like