Napoli nis ngjitjen, Juventusi rrezikon mbajtjen e vendit të dytë

by admin
Spread the love

Napoli ka nisur ngjitjen. Në javën e 27 të Serie A, kampionët në fuqi të Italisë, fituan me rezultatin 2-1 përballë Juventusit, duke treguar forcë, se tashmë mund të përballen, apo mund të sfidojnë edhe skuadra që I kanë sipër tyre në renditje.

Takimi I luajtur në Diego Armando Maradona përfundoi me rezultatin 2-1. Golin e parë të sfidës e shënoi Khivha Kvaratskhelia, I cili në këtë mënyrë, që prej sezonit 1994/95, është bërë lojtari I parë I Napolit që I shënon Juventusit në të dyja ndeshjet e para në shtëpi.

Barazimin e përkohshëm për miqtë e solli Federico Chiesa, ndërsa më pas, në të 88-tën, Raspadori riktheu sërish të tijtë në epërsi.

Në këtë mënyrë, Napoli ka fituar 5 ndeshje radhazi në shtëpi ndaj Juventusit, për herë të parë në historinë e klubit.

Nga ana tjetër, Juventusit nuk I ndodhte që nga viti 1960, deri në 1964-tën, që të pësonte të paktën 5 humbje radhazi ndaj një kundërshtari të vetëm në Serie A, atëherë kur ndaj Fiorentinës, mposhtej në 6 duele të njëpasnjëshme.

Si pasojë e kësaj fitoreje, duket sikur kriza e Napolit po largohet, teksa në 4 ndeshjet e fundit, skuadra ka arritur të barazojë 2 dhe të barazojë 2 të tjera. Për momentin, këto rezultate të tilla, e klasifikojnë ekipin e drejtuar nga Francesco Calzona në vendin e 7 të tabelës, në kuotën e 43 pikëve.

Kurse Juventusi, mbetet në vendin e dytë me 57 pikë, por që duhet theksuar se bardhezinjtë tashmë nuk janë më të sigurt në një klasifikoim të tillë, sepse në vendin e 3 renditet Milani me vetëm një pikë më pak. Thënë këtë, skuadrës së drejtuar nga Massimiliano Allegri nuk I tolerohen më gabimet, sepse në të kundërt, do të rrezikonte tej mase mbajtjen e vendit të dytë.

 

You may also like