Napoli në sytë e investitorëve, mbërrin oferta e parë për De Laurentiis

by admin
Spread the love

Napoli së fundmi ka tërhequr interesin e shumtë të investitorëve. Klubi napolitan ka përfunduar në syrin e një investitori meksikan, i cili ka shprehur dëshirën që të zotërojë kryesuesit e Serie A.

Ky i fundit është një blerës me potencial që do të donte të kalonte përpara konkurrencës. Investitori ka ofruar ofertën e tij me vlerë pothuajse një miliardë euro. Për këtë të fundit, blerja e Napoli të këtij sezoni mund të jetë një investim i vlefshëm për të ardhmen.

Megjithatë Presidenti i Napolit, Aurelio De Laureniis, nuk ka thënë kurrë se dëshiron të shesë klubin. Disa kohë më përpara, 73-vjeçari tha se kishte refuzuar një ofertë 2.5 miliardë euro për klubin. /oversport.tv

Foto: sscnapoli.it

You may also like