Napoli mposht Cagliarin, Rrahmani ndalet te shtylla

by admin
Spread the love

Mund të kishte qenë mbrëmja e Amir Rrahmanit, por fati nuk ishte me mbrojtësin dardan.

Në takimin mes Napolit dhe Cagliarit, në stadiumin “Maradona”, ish-mbrojtësi i Partizanit goditi shtyllën në minutën e 29-të. Vendësit kishin fituar një goditje dënimi afër zonës së kundërshtarëve dhe në zhvillimet e saj, topi gjen kokën e Rramanit, që për çështje centimetrash nuk e dërgoi topin në rrjetë, por goditi shtyllën.

Me të drejtë 29-vjeçari vë duart në kokë, do të kishte qenë një gol vërtet i bukur.

Gjithsesi, pas shumë përpjekjesh, Napoli ia doli të merrte maksimumin e pikëve para publikut vendës. Goli që zhbllokoi takimin e shënoi Osimhen në minutën e 69-të.

Vetëm tri minuta më vonë Cagliari u kundërpërgjigj me Pavolettin, që ktheu baraspeshën në rezultat.

Vendësit nuk mund ta pranonin këtë rezultat dhe u hodhën menjëherë në sulm, për të rimarrë epërsinë me golin e dytë të shënuar nga Kvaratskhelia.

Fitore jo pa vuajte për Napolin, që parakalon Romën në renditje, por skuadra e Mourinhos zbret në fushë këtë të diel kundër Bolognas./ Super Sport


Top Channel

You may also like