Napoli-Inter, prefekti nuk lejon tifozët zikaltër në “Maradona”

by admin
Spread the love

Tifozëve të Interit iu ndalohet që të jenë të pranishëm në stadiumin “Diego Armando Maradona” të shtunën e 12 shkurtit.

Prefekti i Napolit, Claudio Palomba, bazuar në vlerësimin e Komitetit të Analizave për Sigurinë e aktiviteteve sportive, ka vendosur që për sfidën Napoli-Inter, që do të luhet të shtunën e ardhshme, tifozët zikaltër të mos lejohen në stadium.

“Evidentohet rrezik për shkak të rivalitetit të fortë mes dy tifozerive, edhe për shkak të ngjarjeve të rënda që ndodhën në ndeshjen e luajtur në Milano në 26 dhjetor të vitit 2018 (humbi jetën një tifoz), prandaj u ndalohet shitja e biletave personave që janë rezidentë në rajonin e Lombardisë”, thuhet në njoftim. / Oversport.tv

You may also like