Napoli festoi pas 33 vjetësh pritjeje në Serie A, Interi i fitoi Kupën dhe Superkupën

by admin
Spread the love

Viti 2023 ishte definitivisht i Napolit.

Amir Rrahmani me shokë bënë revolucion në Itali, të prirë nga sulmuesi në super-formë dhe i pandalshëm, Victor Osimhen.

Ata e fituan titullin e kampionit në Serie A pas plot 33 vjetësh pritjeje të klubit napolitan..

Napoli ishte dominues absolut gjatë krejt sezonit dhe asnjëherë nuk iu rrezikua “Scudetto”.

“Azzurri” e mbyllën sezonin me plot 90 pikë nën drejtimin e Luciano Spallettit duke e lënë prapa Lazion, që i kishte 74, kurse Interi përfundoi i treti me 72 pikë e Milani e mbylli zonën Champions me dy pikë më pak (70).

Ndërkohë, Interi po ashtu e pati një vit pozitiv.

Zikaltrit i fituan dy trofe, Kupën dhe Superkupën e Italisë, krahas finales së Ligës së Kampionëve, ku megjithatë u mposhtën nga Manchester City.

Ekipi i Simone Inzaghit e fitoi Coppa Italian në “Olimpico” të Romës pasi e mundi Fiorentinën me rezultat 2:1.

“Viola” kaluan në epërsi pas vetëm tre minutash lojë falë golit të Nico Gonzalez.

Kurse, Lautaro Martinez përmbysi gjithçka në minutat 29 e 37 për t’ia sjell Interit këtë trofe.

Interi paraprakisht e fitoi Superkupën pasi e dërrmoi rivalin lokal, Milan, të cilin në muajin janar të vitit 2023 e mundi me rezultat 3:0.

Federico Dimarco i kaloi “Nerazzurri” në epërsi në minutën e 10-të, kurse Edin Dzeko shënoi për 2:0 në atë të 21-të.

E Lautaro Martinez ua shoi krejt shpresat “Rossoneri” me golin e realizuar në minutën e 77-të.

Interi këtë vit është favorit kryesor për ta fituar titullin e kampionit në Itali, ndërsa po rivalizohet edhe nga Juventusi. 

You may also like