Napoli barazon me Barcelonën, Porto mposht Arsenalin

by admin
Spread the love

Napoli dhe Barcelona, kanë barazuar në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve.

Të mërkurën mbrëma në stadiumin “Diego Armando Maradona” të Napolit, ndeshja përfundoi me rezultatin 1:1.

Në fakt, Barcelona pati më shumë raste shënimi dhe tentime në portë, por nuk arriti të shënoj më shumë se një herë kundër Napolit.

Të dy golat e këtij dueli, u shënuan në pjesën e dytë. Fillimisht, Barcelona avancoi nëpërmjet sulmuesit Robert Lewandowski. Polaku shënoi në minutën e 60-të pas asistimit të Pedrit për ta zhbllokuar rezultatin – 1:0.

Megjithatë, Napoli u kundërpërgjigj 15-të minuta më vonë, ku gjuajtjen e vetme në portë e shndërroi në gol. Ishte sulmuesi i Nigerisë, Victor Osimhen, ai që shënoi në minutën e 75-të për ta barazuar rezultatin në 1:1 dhe për ta vulosur takimin.

Te Napoli, gjatë tërë ndeshjes u aktivizua kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani.

Ndërkohë, edhe dueli tjetër, ai ndërmjet Portos dhe Arsenalit, përfundoi me fitoren minimale të ekipit vendas. Në ndeshjen e zhvilluar në Portugali, Porto triumfoi me rezultatin 1:0 në fund të takimit. Golin e fitores në këtë përballje e shënoi Wenderson Galeno në minutën e katërt të kohës shtesë.

Ndeshjet e kthimit do të luhen muajin tjetër, me Barcelonën që e pret Napolin në Spanjë“Camp Nou” kurse Arsenali do të luaj në “Emirates” ndaj Portos. Në këto ndeshje edhe do të përcaktohen skuadrat që do të avancojnë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

You may also like