Nano plas deklaratën e fortë për Aqif Rakipin: Rama ishte në dijeni

by admin
Spread the love

Analisti Mustafa Nano ka komentuar lidhur me shpalljet e fundit non grata nga SHBA për Aqif Rakipin dhe Yllin Ndroqin. Ai tha se SHBA duket se e kanë marrë seriozisht këtë punë, ndërsa shton se këta persona duhet të dalin nga jeta publike shqiptare, qofshin biznes apo politikë.

I ftuar në MCN TV, Nano tha se SHBA është duke përcjellë mesazhe dhe ne nuk duhet të përpiqemi të gjejmë arsye pas këtyre vendimeve, pasi siç ai thekson Amerika është zëri më i besueshëm.

Intervista e plotë

1-Zgjerohet lista “non grata”. Aqif Rakipi dhe Ylli Ndoqi në listën e zezë amerikane. Cili është komenti juaj?

Nuk e di ka kohë që pëshpëritet që thuhet se lista është pak më e gjatë dhe po pasurohet dita ditës. Thuhet se do ketë dhe non grata të tjerë mesa duket SHBA e kanë marrë seriozisht këtë punë dhe po bëjnë atë që duhet të bëjnë, ata bëjnë diçka në aksionin e tyre. Ne nëse vazhdojmë ti japim mbështetje personave non grata atëherë është e kotë të padisim Amerikën se nuk po bën gjë. SHBA po përcjellin një mesazh, qëndrimin e tyre për shqiptarët dhe presin shqiptarët pastaj se si do reagojnë.

2-Nëse citojmë DASH, Rakipi ka qenë prej kohësh i përfshirë në krimin e organizuar dhe ka ushtruar ndikim politik përmes korrupsionit për emërime në administratë. A mendon se i di kryeministri Edi Rama këto apo është një tjerë thikë pas shpine?

Rakipi si Doshi ka qenë me fuqi në terren. Sa për ndikimet politike nuk e di se nuk jam i informuar por qeveria shqiptare me siguri është e informuar mbi çdo gjë që është e informuar dhe SHBA, madje shumë më herët. Rama ka bërë një marifet, nëse drejtësia i kërkon le të shkojnë në drejtësi, por nëse dalin njerëzit njëri pas tjetrit në seri kjo është dhe përgjegjësi e jotja që i zgjedh. Është përgjegjësi e madhe. Pa kaluar në anën tjetër që kërkojnë arsye pse është shpallur Berisha non grata kur faktet i kanë aty. Amerikanët janë të shokuar nga pasiviteti i kësaj shoqërie dhe ngordhja e institucioneve.

3-Duke njohur qëndrimet e socialistëve për rastin Berisha, a duhet të dorëhiqet Orlando Rakipi si deputet i Partisë Socialiste? Çfarë tregon kjo situatë për përbërjen e grupit parlamentar socialist?

Këta që dalin non grata janë bërë nga amerikanët këta duhet të dalin nga jeta publike shqiptare, qofshin politike, biznes apo politikë. Ata nuk kanë më vend këtu. Nëse ka keqkuptime duhet të presim të sqarohen, por duhet ta lirojnë fushën sepse për mua është mandati më i qartë. Rama të gjithë njerëzit që kanë dalë non grata i ka njohur para se ti shpallte Amerika non grata. Rama e ka ditur.

4-Duket sikur këto shpalljet non grata nga SHBA nuk po japin ndonjë efekt në politikën shqiptare. Berisha gati të rimarrë PD-në, Rama që vijon bashkëpunimet me Vangjush Dakon dhe Tom Doshin. Ku po dështojnë amerikanët?

Berisha po ndeshet me murin e madh shqiptar që nuk po çahet nga amerikanët. Ata po pyesin veten çfarë duhet të bëjmë ne. Ata po përcjellin mesazhet. Këtu duhet thënë diçka se shoh njerëz që duan të shohin arsye pas këtyre vendimeve të SHBA. Nëse duam të veçojmë zërat, ai amerikan është zëri më i besueshëm, të gjithë ne të tjerët kemi një konflikt interesi sepse ka një punë të caktuar ka emocione politike, ndërsa ata janë zëri më i besueshëm dhe është e kotë të fusim në skaner vendimet e tyre. Dhe nëse gabojnë ata gabojnë se s’kanë marrë informacionet e duhura, ata s’kanë interesa. Më bezdis ideja që vazhdimisht opinion bërësit kërkojnë arsye.

You may also like