Nainggolan: Kam paguar për gabimet, nuk kam anashkaluar asnjë stërvitje

by admin
Spread the love

Jeta e tij jashtë fushe është përfolur aq shumë sa edhe kur ishte duke shkëlqyer me Romën. Aktualisht tek Antëerp, Radja Nainggolan ka bërë një retrospektivë për karrierën e tij në Itali. Ai foli për Fanpage ku tregoi edhe se përtej çdo polemike, nuk ka anashkaluar asnjë stërvitje.

“Kam pasur një karrierë të rëndësishme në Itali, por në nivelin human kam jetuar gjithmonë si një njeri normal. Për disa njerëz mund të duket diçka arrogante e për disa të tjerë si diçka e sinqertë.

Për disa mund të duket simpatike, ndërsa disa të tjerë mund të kenë inat për paratë që kam fituar, sepse më pëlqejnë makinat dhe veshjet e bukura, por disa megjithatë limitohen te pamja e parë.

Unë nuk kam anashkaluar asnjë stërvitje.  Për sa i përket disa videove, njerëzit flasin marrëzi. Kam pasur ngacmime nga tifozët, por edhe provokime.

Videoja e Vitit të Ri ka qenë një gabim banal, por unë kam qenë në shtëpinë time. Kur je në shtëpi nuk është diçka e mirë, kur je në diskotekë prapë nuk është diçka e mirë. Pra praktikisht nuk mund të bëj asgjë?

Megjithatë, kam gabuar që kamë thënë disa gjëra, por kam paguar për ato që kam bërë dhe tani shok vetëm përpara”.

Foto: Inter, Facebook

You may also like