Nagelsmann: Dua titullin e parë. Dushi me birra? Bën mirë për flokët

by admin
Spread the love

Nëse mund nesër Borussia Dortmund në klasiken e Gjermanisë, Bayerni i Muniut mund të shpallet matematikisht kampion i vendit.

Në konferencën për shtyp në prag të kësaj sfide, tekniku Julian Nagelsmann u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve:

“Jam ambicioz dhe 2 javët e fundit kanë qenë të vështira edhe për mua. Por sigurisht që do të isha i lumtur nëse do të ngrija trofeun për herë të parë…Dushi klasik me birra? Diku kam lexuar se një kurë me bazë birre u bën shumë mirë flokëve.

Është një traditë dhe tradita duhet të vazhdojë. Çfarë do të bëj në rast suksesi? Kam ndërmend të kaloj alpet me biçikletë”, ka thënë mes të tjerash Nagelsmann. / Oversport.tv

Foto: FC Bayern München Twitter

You may also like