MYNIH – Stoltenberg: Jetike që SHBA të miratojë ndihmën për Ukrainën

by admin
Spread the love

MYNIH, 17 shkurt /ATSH-ANSA/ – Ka një nevojë jetike dhe urgjente që SHBA të vendosë për një paketë për Ukrainën, sepse Kievi ka nevojë për atë mbështetje, deklaroi sot sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg duke folur në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

”Nëse shikoni mbështetjen për Ukrainën, aleatët evropianë e kanë dhënë atë, në
gjithsej, më shumë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, theksoi Stoltenberg.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë shumë, por mungesa e një vendimi në Kongresin amerikan ka një ndikim të drejtpërdrejtë në frontin në Ukrainë”, shtoi ai.

Stoltenberg iu përmbajt idesë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të bëjnë thjesht atë që kanë premtuar.

“Çdo javë që kalon do të thotë që më shumë njerëz do të vriten në vijën e frontit në Ukrainë”, shtoi ai.

“Është e rëndësishme të themi se nuk shohim një kërcënim të menjëhershëm për çdo aleat të NATO-s”, i tha ndërkohë Stoltenberg gazetares së CNN-it, Christiane Amanpour në një intervistë./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like