MYNIH – Qindra fluturime anulohen për shkak të borës

by admin
Spread the love



MYNIH, 1 dhjetor /ATSH-DPA/ – Reshjet e dendura të borës dhe temperaturat e ulëta në aeroportin e Mynihut kanë çuar në vonesa të mëdha dhe anulimin e më shumë se 150 fluturimeve.

“Për shkak të kushteve klimatike, rreth 160 fluturime nuk janë në gjendje të ngrihen ose të ulen”, tha një zëdhënës i aeroportit sot në mbrëmje.

Pasagjerëve iu kërkua të kontaktojnë linjën e tyre ajrore për të mësuar për çdo anulim ose vonesë.

“Aeroporti parashikon anulime të mëtejshme për shkak të motit”, tha zëdhënësi.

Mynihu është aeroporti i dytë më i ngarkuar i Gjermanisë, pas Frankfurtit.

“Dëbora parashikohet të bjerë vazhdimisht në Mynih deri të shtunën”, sipas Shërbimit Gjerman të Motit (DWD). //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakMOSKË – Putin urdhëron zgjerimin e mëtejshëm të ushtrisë ruse


You may also like