MYNIH – Konferenca e Sigurisë mbledh dhjetëra shefa shtetesh dhe qeverish

by admin
Spread the love

MYNIH, 16 shkurt /ATSH-ANSA/ – Konferenca e Sigurisë e Mynihut (MSC), takimi më i rëndësishëm global i politikanëve dhe ekspertë të politikave të sigurisë filloi sot me pjesëmarrjen e dhjetëra krerëve të shteteve, qeverive dhe ministrave.

Temat kryesore do të jenë konfliktet në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme.

Me tryeza të rrumbullakëta që nisën në orën 09:30, programi kryesor i Konferencës së Sigurisë së Mynihut, i publikuar vetëm orët e fundit përfshin, ndër të tjera, në orët e para të pasdites, pjesëmarrjen në dialogë dhe diskutime të zëvendëspresidentes amerikane, Kamala Harris, të sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres dhe të të Dërguarit Specialisti të presidentit amerikan për Klimën, John Kerry.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg do të bëjë një deklaratë të përbashkët me presidenten e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen dhe do të flasë me gazetarët, siç raportojnë burime zyrtare të Aleancës Atlantike.

Nesër priten fjalime ndër të tjera nga ministri italian i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Antonio Tajani, nga kreu i diplomacisë amerikane, Antony Blinken dhe ai kinez, Wang Yi.

Gjithashtu priten me interes fjalimet e presidentit ukrainas, Voldymyr Zelensky, presidentit izraelit Isaac Herzog dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like