Musliu-Shoshi pjesë e Sesionit të Asamblesë Parlamentare të KE-së

by admin
Spread the love

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi po merr pjesë në punimet e Sesionit të Dytë Plenar të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Ajo ka ndarë disa fotografi në Facebook ku tha se agjendë e diskutimeve do të jenë edhe zhvillimet e fundit politike në botë dhe në rajon.

“Së bashku me delegacionin e Kuvendit të Kosovës po marrim pjesë në punimet e Sesionit e Dytë Plenar të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës që zhvillohet nga data 25-29 prill 2022”, ka shkruar Musliu-Shoshi në Facebook.

“Sot isha pjesë e takimit të Grupit të Grave në Asamble të Këshillit ([email protected]) dhe në mbledhjen e Komitetit për Çështje Sociale, Shëndetësi dhe Zhvillim të Qëndrueshëm”.

“Ditëve në vazhdim do të marrim pjesë në punimet e Sesionit, në takime të komiteteve dhe grupeve politike. Agjendë e diskutimeve janë zhvillimet e fundit në botë dhe rajon”.

You may also like