Musliu: Qysh po i mbron pushteti shkeljet, duhet t’i kërkojmë falje Adem Grabovcit

by admin
Spread the love

Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës, Ganimete Musliu, ka thënë se duke parë se si pushteti po i mbron shkeljet, që Musliu thotë se po i kryejnë zyrtarët e pushtetit, partia e saj, shoqëria civile dhe mediat duhet t’i kërkojnë falje ish-deputetit Adem Grabovci.

Të martën, deputetja e Vetëvendosjes,
Jetmira Vrenezi, u dënua me tre vjet burgim për keqpërdorim të detyrës zyrtare,
sa ishte zyrtare në Inspektoratin e Prizrenit. Akterë të pushtetit i dolën në
mbrojtje duke akuzuar gjykatën për shkelje.

 “Duke
e pa se si i mbron pushteti: 1. Ministren që shkel Kushtetutën. 2. Ministren që
godet fëmijën me makinë. 3. Ambasadorin që nuk e deklaron pasurinë dhe dyshohet
për bartjen e 600 mijë eurove kesh nga shteti në shtet. 4. Deputeten e dënuar
për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar. 5. Skandalin me rrymë.
Mendoj se PDK, shoqëria civile dhe mediat duhet t’i kërkojnë falje publike Adem
Grabovcit”, ka shkruar Musliu në “Facebook”.

Ish-deputeti i PDK-së, Adem Grabovci, qe shpallur i pafajshëm nga Gjykata Supreme sivjet për rastin e shumëpërfolur si “Pronto”.

Ai akuzohej për dhënien e privilegjeve dhe përparësive të kundërligjshme personave që kanë konkurruar në funksione të rëndësishme publike.

You may also like