Musliu – Kurtit: Kryeministër, mos i mashtro qytetarët e Kosovës, s’po e ki haberin se çka ki premtu

by admin
Spread the love

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka thënë që kryeministri i vendit, Albin Kurti po i mashtron sipas saj, qytetarët e Kosovës lidhur me projektin e premtuar për banim social.

Musliu gjatë seancës së sotme të Kuvendit, tha që Kurti nuk është i informuar se në cilën fazë ka arritur ky projekt.

“Kryeministri Kurti veq sa u deklaru që nuk e ka haberin as çka ka premtu dhe as ku ka shkuar ky projekt. Pyetjen parlamentare e kom bo me 25 nëntor dhe ky ka pasë kohë të mjaftueshme për mu informu se ku është ky projekt dhe në cilën fazë ka shkuar. Për informatën tuaj, zoti kryeministër për banim social fizibilitetin e kryen habitati, prandaj mos i mashtro qytetarët e republikës së Kosovës. Ti vetëm sa e tha që me thon osht ndryshe, e me punu ndryshe prandaj kujdes çka po flet, se fjala publike ka peshë. Mos i mashtro qytetarët dhe thuaj që nuk e kemi as në rend me përfundu një projekt të tillë dhe ju kena mashtru”, ka thënë Musliu.

You may also like