Muslija: Bëmë një ndeshje shumë të mirë, na mungoi vetëm goli

by admin
Spread the love

Për Florent Muslijan skuadra e Kosovës bëri një ndeshje të mirë, por shtoi se i mungoi vetëm goli ndaj Bjellorusisë.

Duke folur për emisionin “Dardanët” në Shqip/DigitalbMuslija theksoi se ai vet është në formë, ndaj nuk arrin ta kuptoj pse në këto ndeshje me Kosovën nuk ka mundur të shfaqë veten.

Ndeshja: “Bëmë një ndeshje shumë të mirë. Ne dhamë maksimumin, por e vetmja gjë që na mungoi ishte goli, nuk bëmë dot golin.”

Me skuadrën tënde je shfaqur në formë, çfarë të pengon te Kosova? “Unë mund të them që jam në formë me skuadrën time, jam duke bërë mirë. Megjithatë edhe këtu jam duke dhënë maksimumin, pasi është skuadra e vendit tonë, por  nuk e di pse nuk po na ecën.”

Çfarë nuk shkoi në ndeshjet e fundit? “Deri para tre ndeshjeve të fundit ishim shumë mirë, por në tre ndeshjet e fundit nuk e kuptova pse nuk na eci. Prisja kualifikimin në të vërtetë, por nuk e di pse nuk mundëm të merrnim rezultate pozitive.”


Top Channel

You may also like