Musa Sabedini promovon librin “Mediet, etika, raportimet për situatat e ndjeshme, hetimet dhe nocionet juridike në gazetari”

by admin
Spread the love

Edhe një libër iu shtua fushës së gazetarisë shqiptare.

Të premten, në Kolegjin UBT u promovua libri i autorit Musa Sabedini i titulluar “Mediet, etika, raportimet për situatat e ndjeshme, hetimet dhe nocionet juridike në gazetari”.

Gazetari tha se lufta për klikime po e dëmton shumë profesionin, andaj qëllimi kryesor i librit është që të përçojë mesazhe në këtë drejtim.

“Unë jam shumë i lumtur që libri ka dalë, ka qenë një ëndërr e imja e kamotshme.  Ka shumë defekte në fushën e etikës, ka shkelje të mëdha, të tmerrshme. Lufta për klikime, lufta me lajme të rreme e dëmton shumë gazetarinë”, theksoi ai.

Se libri do t’u shërbejë studiuesve të gazetarisë u tha edhe nga të pranishmit, njofton Shqip.

“E kam parë vet punën e profesorit që i ndihmon studentëve dhe të gjithë personave në fushën e gazetarisë. E mira e këtij libri është se vjen nga dikush që del përtej akademisë dhe ka punuar një kohë të gjatë në gazetari. E falënderoj Musën për këtë punë  dhe angazhim, duke pritur edhe librin e radhës”, ka thënë anën tjetër, Edmond Hajrizi, rektori i UBT-së.

Ndërsa Ferid Selimi, dekan i Gazetarisë në UBT, tha se ky libër e mbush një boshllëk të gazetarisë kosovare, pasi që shumica e lirave janë ose nga Shqipëria ose të përkthyer.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

 

You may also like